Integrimi
Gjermania kthen azilkërkuesit ekonomikë, mundëson integrimin legal me punë
Ambasadori i RFGJ në Tiranë, Hellmut Hoffmann në një intervistë dhënë DW-së flet për ligjin e ri gjerman për emigracionin: Cilido nga Shqipëria që dëshiron të punojë dhe të integrohet është i mirëpritur në Gjermani. Në vazhdim, pjesë nga intervista
“Ndihem relativisht i lehtësuar, që numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është në zbritje të vazhdueshme. Sipas statistikave, në janar të këtij viti ka rreth 1200 syresh, shifër kjo që mund të them se është një iluzion optik, pasi nuk bëhet fjalë për qytetarë dhe qytetare shqiptare që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë brenda muajit janar, por për qytetarë që kanë qenë atje dhe vetëm në janar kanë arritur të bëjnë kërkesën e tyre për azil”, thotë në hyrje të iuntervistües ambasadori Hoffmann.
“Jam optimist, pasi shifrat e atyre që vazhdojnë të shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil po ulen në mënyrë të ndjeshme. Shpresoj shumë që tani ta kenë kuptuar që nuk ka azil ekonomik në Gjermani. çdo javë kthehen nga autoritetet gjermane me qindra azilkërkues shqiptarë, pasi kanë marrë një përgjigje negative për aplikimin e tyre për azil. Pjesa më e madhe kthehen me vullnetiin e tyre të lirë pasi kështu mund të shmangin ndalim-hyrjen në Gjermani, që në rast të kundërt do të vendosej për një periudhë disavjeçare. Por ka edhe një numër azilkërkuesish që nuk pranojnë të kthehen me dëshirën e tyre dhe për këtë qëllim ata kthehen në Shqipëri me avion përmes autoriteteve të azilkërkimit .
Lidhur me ligjin e ri gjerman për emigrimin, që hyri në fuqi në fillim të vitit 2016, për mua është kënaqësi të them që ai ka të bëjë me lehtësimin e kushteve për të hyrë në tregun e punës në Gjermani jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë por edhe për ata nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Për sa u përket shqiptarëve, tanimë dihet se ata shkuan në Gjermani jo se kërkuan realisht azil por kërkuan mundësi për të punuar. Gjermania, në këtë rast u pozicionua duke thënë: Ne nuk japim azil për emigrant ekonomikë, por nga ana tjetër dëshirojmë t’u japim atyre një mundësi duke lehtësuar aksesin në tregun e punës dhe të kushteve për të filluar një marrdhënie pune në Gjermani, gjë që është bërë realitet që në 1 janar 2016.
Risia në këtë kontekst është që tani për të filluar një marrdhënie pune në Gjermani nuk është i domosdoshëm një kualifikim i posaçëm profesional, por vetëm një kontratë e rregullt pune që nënkupton ndër të tjera të mos shkohet poshtë pagës minimale. Po kështu kërkohet miratimi i Zyrës Lokale të Punësimit në Gjermani. Mjaft i rëndësishëm është aplikimi për vizën përkatëse të punës duke ardhur personalisht në Ambasadën Gjermane në Tiranë.
Në mënyrë të përmbledhur do të thoja: kush dëshiron të punojë dhe të integrohet nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor është i mirëpritur në Gjermani . Ajo që nuk pranohet është shprehimisht një emigrim në sistemet e sigurisë sociale të Gjermanisë, pra që njerëzit të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë për një periudhë kohore dhe t’u sigurohet strehimi, ushqimi apo një sasi e vogël parashë. Shpresoj shumë që këta dy elementë – rikthimi i të gjithë azilkërkuesve që kanë ardhur në Gjermani për arësye ekonomike dhe ofrimi i mundësive ligjore për të nisur një marrdhënie pune në Gjermani, të japin efektin e tyre sa më parë që të jetë mundur”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










