Lajme
Gjermania kritikon strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së
Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille, deklaroi në një konferencë për shtyp se Berlini nuk i pranon komentet që, sipas tij, vënë në shënjestër BE-në dhe vlerat e saj themelore.
“Liritë politike, përfshirë lirinë e shprehjes, janë baza e Bashkimit Evropian. Çdo sulm në këtë drejtim e konsiderojmë më shumë si qëndrim ideologjik sesa si strategji”, u shpreh ai.
Hille theksoi gjithashtu se Gjermania nuk pajtohet me vlerësimin e SHBA-së në lidhje me Rusinë. “Dokumenti amerikan nuk e paraqet Rusinë si kërcënim. Ne nuk jemi dakord me këtë. Ne mbështesim plotësisht analizën e NATO-s, sipas së cilës Rusia përbën rrezik serioz për sigurinë transatlantike”, shtoi ai.
Strategjia e re 33-faqëshe e sigurisë kombëtare të SHBA-së, e publikuar javën e kaluar, ka shkaktuar reagime të ashpra në Evropë. Dokumenti akuzon disa qeveri evropiane për kufizim të lirisë së fjalës, shtypje të opozitës dhe kundërshtim të lëvizjeve të djathta dhe anti-emigracion.
Sipas këtij dokumenti, Evropa po përballet me rënie ekonomike, krizë identiteti dhe rrezik “të zymtë zhdukjeje qytetëruese” brenda dy dekadave të ardhshme. Ai thekson se sfidat kryesore të kontinentit lidhen me politikat e BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare, migracionin, censurën ndaj lirisë së shprehjes, tkurrjen demografike dhe dobësimin e vetëbesimit kombëtar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











