Lajme
Gjermania ka nevojë urgjente për politikë tjetër ekonomike
“Tashmë ka filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë. Dhe kur kompanitë e mëdha largojnë fabrikat e tyre, kompanitë e vogla dhe furnitorët gjithashtu pësojnë dëmtime ose mbyllin dyert e tyre. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë”, përmbledh presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane (BGA), Dirk Jandura, në një deklaratë për agjencinë Reuters. Para së gjithash, sektorët industrialë kanë probleme të mëdha. Nuk shoh ndonjë të ardhme të qartë në Gjermani, nuk shoh se cili është koncepti për industrinë kimike, përpunimin e metaleve dhe inxhinierinë mekanike. Shpenzimet këtu janë thjesht shumë të larta”, beson Jandura.
Edhe presidentja e Shoqatës së Bizneseve Familjare, Marie-Christine Ostermann, është ngopur me këtë lloj politike ekonomike. “Nëse korniza ekonomike nuk ndryshohet menjëherë pas zgjedhjeve, edhe më shumë kompani do të shkojnë jashtë vendit”, thotë një drejtuese e një kompanie për furnizimet spitalore, e themeluar nga gjyshi i saj. Ajo në radhë të parë vë në dukje problemet e kompanive në industrinë përpunuese në Gjermani, siç janë energjia shumë e shtrenjtë për prodhim, varësia nga konsumi dhe probleme të tjera.
Për kryetarin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHT), Peter Adrian, Gjermania ka arritur në një moment krize të të gjithë strukturës ekonomike. “Në vitet e fundit kompanive vendore u është dashur të durojnë shumë ngarkesa të reja dhe ndërhyrje shtetërore”, vlerëson kryetari i Dhomës. Kjo shihet më së miri nga investimet e kompanive në këtë vend: pandemia ka kaluar prej kohësh, por investimet këtë vit ishin ende 6% nën nivelin para pandemisë – investimet janë shumë më të vogla.
Sipas një sondazhi të kryer nga Dhoma mes anëtarëve të saj, një e treta e kompanive planifikojnë të reduktojnë investimet e tyre. “Këto nuk janë perspektiva të mira për rritje ekonomike”, paralajmëron Adrian, sepse nuk është shteti, por ekonomia që drejton pothuajse 90% të investimeve në Evropë. Adrian është i bindur se vetëm ndryshimi i politikës ekonomike në Berlin mund ta kthejë këtë vend në binarët e rritjes ekonomike.
Politika ekonomike e shtetit është vendimtare edhe për infrastrukturën. Ndaj shoqata e sektorit të IT-së, Bitkom, kërkon një politikë tjetër dhe masa të tjera që nxisin investimet dhe mbetjen e kompanive në Gjermani. Kryetari i kësaj shoqate, Ralf Wintergerst, paralajmëron se edhe ata janë të prekur nga çmimi i lartë i energjisë elektrike. Qendrat e kontabilitetit konsumojnë shumë energji elektrike, por problem janë edhe ekspertët dhe “mentaliteti i letrës” i këtij vendi. Në këtë vend akoma mungon identiteti digjital dhe e gjithë infrastruktura digjitale ka nevojë për investime serioze. Gjermania ka nevojë për investime edhe në infrastruktura të tjera, në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore. “Infrastruktura jonë nuk është infrastruktura e së ardhmes, por infrastruktura e së shkuarës”, paralajmërojnë ekspertët. /DW
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













