Lajme
Gjermania ka dyshime në vaksinën që miratoi Rusia për Covid-19
Pas shumë lajmeve për vaksinën anti-covid, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën se është skeptik për Rusinë si vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se është jetike që të sigurohet një produkt i sigurt dhe i testuar para se thjesht të bëhesh i pari që e zbulon vaksinën, transmeton albinfo.ch.
“Nuk ka të bëjë vetëm me të qenët i pari disi – ka të bëjë me pasjen e një vaksine efektive, të testuar dhe të sigurt”, tha Spahn për Radion Deutschlandfunk.
“Për të pasur besim në një vaksinë të tillë, unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme, edhe gjatë pandemisë, që të bëhen studime në mënyrën e duhur, teste relevante dhe veçanërisht që ato të bëhen publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të, sepse autoritetet ruse nuk po tregohen shumë transparente”, shtoi ministri gjerman.
Vaksina ruse, e cila do të quhet “Sputnik V” në nderim të satelitit të parë botëror, të lëshuar nga ish-Bashkimi Sovjetik, ende nuk i ka kaluar të gjitha testimet përfundimtare.
Miratimi i saj nga rregullatori erdhi më pak se dy muaj pas kryerjes së testimit në njerëz, shkruan The Guardian.
Se është më e rëndësishme të sigurohet një vaksinë efektive dhe e sigurt tha një ditë më parë edhe sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve njerëzore në Shtetet e Bashkuara, Alex Azer.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














