Lajme
Gjermania jep 16 mijë leje në vit për shqiptarët, përfitojnë ata me profesionet më të kërkuara
Instituti Evropian i Statistikave EUROSTAT, ka bërë të ditur se Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët duke u renditur e dyta në Evropë pas Italisë.
Në vitin 2008 Germania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë të tilla, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj etj.
“Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, Ekspert për Ekonominë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













