Bota
Gjermania i kthen refugjatët në Austri
Ministri i Brendshëm austriak, Volfgang Sobotka, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA tha se vetëm "këtë vit Gjermania ka rikthyer në Austri rreth 10.000 emigrantë"
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, autoritetet gjermane kanë kthyer përsëri në Austri 11 700 emigrantë, ndërsa kthimi ishte kryer në kufi. Për periudhën janar-korrik të këtij viti, policia gjermane nuk ka lejuar hyrjen e 11 700 emigrantëve në kufirin gjermano-austriak.
Informacioni u konfirmua zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë për agjencinë e lajmeve shtetërore austriake APA, përcjell albinfo.ch.
Kështu kanë konfirmuar zyrtarisht dhe të dhënat e paraqitura nga ministri i Brendshëm austriak, Volfgang Sobotka, i cili pak ditë më parë, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA tha se vetëm “këtë vit Gjermania ka rikthyer në Austri rreth 10.000 emigrantë”. “Ne i pranojmë ata përsëri, sepse i përmbahemi Marrëveshjes së Dublinit”, tha atëherë Sobotka.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












