Lajme
Gjermania i kërkon Kinës 150 miliardë euro për dëmet e shkaktuara nga COVID-19
Gjermania i ka kërkuar Kinës një shifër shumë të madhe si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga COVID-19, plot 150 miliardë euro.
Gjermania është bashkuar me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-në, duke e akuzuar Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit.
Por tani nuk ka mjaftuar vetëm akuza, pasi Gjermania i ka kërkuar Kinës një shifër shumë të madhe si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga COVID-19, plot 150 miliardë euro.
Ky lajm bëhet i ditur nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një ‘luftë të ftohtë’ me Kinën.
BILD, në një artikull me titullin “Ajo që Kina na ka borxh”, ka hartuar një faturë se çfarë duhet të paguajë Kina.
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Kina, nga ana tjetër, i është përgjigjur këtij artikulli, duke u shprehur se “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












