Kosova
Gjermania, gati për ndërhyrje në rast të tensioneve në Kosovë
Gjermania po monitoron nga afër tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, tha sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Ne jemi duke vëzhguar situatën dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme”, tha Pistorius, ndërsa bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të situatës.
Ai nuk përjashtoi rritjen e kontributit të ushtarëve gjermanë për misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, siç ka bërë Britania e Madhe, por tha se nuk ka plane për ta bërë këtë për momentin, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në qytetin e Braunschweig, Pistorius theksoi se Gjermania do të ishte e gatshme të vepronte shpejt nëse do të ishte e nevojshme.
Më herët, kryetarja e Komisionit të mbrojtjes në Parlamentin gjerman, Bundestag, ngriti idenë për dërgimin e më shumë ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it.
“Sipas mandatit, tavani i personelit është 400 ushtarë”, tha Marie-Agnes Strack-Zimmermann për RND.
Aktualisht janë 85 ushtarë nga Gjermania që shërbejnë në misionin e KFOR-it.
“Pa ndryshuar mandatin, ka ende vend për përmirësim”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













