Lajme
Gjermania fut pothuajse gjithë Evropën në “listë të zezë”
Vetëm një vend i vogël në Evropën Veriore do të mbetet ende “pa rreziqe” për Gjermaninë. Fjala është për Estoninë në Baltik, me 1.3 milion banorët e saj
Për shkak të rritjes dramatike të numrit të infeksioneve me koronavirus, Qeveria Gjermane ka klasifikuar tetë vende të tjera evropiane si Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria si zona me rrezik nga e diela, shkruan srf.ch.
Austria dhe Italia janë pothuajse plotësisht në listën e rrezikut si dhe disa rajone në gjashtë vende të tjera të BE-së, njofton Instituti Robert Koch, transmeton albinfo.ch. Zvicra që nuk është anëtare e BE-së gjithashtu është shpallur zonë rreziku paraprakisht.
Prej 26 vendetve të BE-së, përveç Gjermanisë, 17 sosh që nga e diela do të preken plotësisht ndërsa 8 të tjera, pjesërisht, nga masat që merr Gjermania për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Pas gjithë këtyre masave mbrojtëse, vetëm një vend i vogël në Evropën Veriore do të mbetet ende “pa rreziqe” për Gjermaninë. Fjala është për Estoninë në Baltik, me 1.3 milion banorët e saj.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













