Lajme
Gjermania fut kontrollet e detyrueshme për udhëtarët që kthehen nga Kosova
Udhëtarët që kthehen nga Kosova në Gjermani më të infektuarit.
Autoritetet gjermane japin alarmin, pasi në shtatë ditët e fundit niveli i infektimeve ka qenë konstant më i lartë se më parë. Vetëm ditën e mërkurë janë regjistruar 1000 raste të infektuar me Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Që prej fillimit të pandemisë, Gjermania e ka pasur situatën nën kontroll, mirëpo sezoni i verës ka sjellë që situata të bëhet alarmante.
Sipas autoriteteve, shkaqet për rritjen e numrit të infektimeve janë të shumta, pasi shumica e njerëzve mendojnë se rreziku ka kaluar, mosmbajtja e maskave, mosrespektimi i masave higjienike dhe distancimit social. Ndër shkaqet kryesore është edhe numri i madh i personave, të cilët po kthehen në Gjermani. Sipas institutit Robert Koch, personat e infektuar vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe është fjala për Kosovën dhe Serbinë.
Autoritetet gjermane po marrin masa për parandalimin e infektimeve, pasi vetëm kështu mund të shmangin një valë tjetër, e cila do ta detyrojë të çojë vendin në izolim.
Më posht mund të shihni videon e plotë nga DW:
https://www.facebook.com/bahricani1/videos/681419935776688/
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












