Të tjera
Gjermania forcon praninë ushtarake në Ballkan
Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë-Hercegovinë, pas plotë 10 vitesh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012.
Bundestagu ka miratuar në korrik vendimin për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë të Bundeswehrit në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, sipas kërkesës së qeverisë federale. Sot ndërkaq është vendosur që në Bosnjë e Hercegovinë të dërgohen deri në 50 ushtarë, të cilët do të marrin pjesë atje në kuadër të misionit ndërkombëtar EUFOR.
Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë e Hercegovinë pas plot 10 vjetësh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012, raporton dw, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në misionin e KFOR-it në Kosovë ato janë të përfshira që nga vitit 1999.
Bundestagu ka krijuar kornizën ligjore për riangazhim në misionin e BE EUFOR Althea në korrik. Ndërsa mediat gjermane tani njoftojnë se së pari do të rikthehet një numër dyshifror i ushtarëve gjermanë në Sarajevë.
Burimet e gazetës Der Spiegel nga Bundesëehri kanë deklaruar se numri i ushtarëve gjermanë në Bosnjë e Hercegovinë do të rritet, në mënyrë që deri në zgjedhjet parlamentare në këtë vend, më 2 tetor, të kompletohet misioni prej rreth 50 ushtarësh.
Sipas këtyre burimeve, ushtarët gjermanë do të ndihmojnë stërvitjen dhe përgatitjen e forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. Por do të rivendosin edhe kontaktet me autoritetet civile dhe popullatën atje, my synim mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend.
Në mediat gjermane nënvizohet se rikthimi i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë përputhet me kohën e shtimit të frikës nga influenca ruse në këto rajone, në veçanti në Republikën Serpska dhe në Serbi, ku Rusia ka aleatë të fuqishëm.
Në disa qarqe ndërkombëtare ekziston frika se Rusia do të mund të bënte përpjekje për zhvendosjen e konflikteve edhe në këtë rajon, gjë që është në kundërshtim të plotë me politikën gjermane dhe evropiane për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket Kosovës, Gjermania vazhdon të ketë atje një kontigjent të saj prej rreth 70 trupash. Por ekziston mundësia ligjore e shtimit të numrit të ushtarëve edhe atje, në rast nevoje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra










