Lajme
Gjermania: Fillon vala e katërt e koronavirusit
Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë. Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja.
“Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave”, njoftoi Instituti për Epidemiologjinë dhe Virologjinë në raportin e tij javor.
Numrat në rritje të infektimeve vijnë pasi varianti tepër ngjitës “Delta” u kthye në formën mbizotëruese të virusit, duke përbërë 99% të të gjitha rasteve në Gjermani.
Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch” njoftoi se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe se rritja e incidencës në Gjermani u vu re që nga fillimi i korrikut. Kjo u bë e dukshme veçanërisht te personat e grupmoshës mes 10 dhe 49 vjeç.
Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike./DW
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











