Bota
Gjermania, vitin e kaluar dhuroi 1.8 miliardë euro ndihmë humanitare
Vetëm vitin e kaluar, qeveria gjermane ofroi 1,8 miliardë euro ndihmë humanitare dhe zhvillimi, sipas një raportimit të FAZ. Me këtë Gjermania zë vendin e dytë mes donatorëve botërorë
Gjermania zë vendin e dytë mes donatorëve botërorë. Në vitet 2014-2017, vendi ka mbështetur me afro 4 miliardë euro projekte humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell albinfo.ch. FAZ bazohet në një raport të qeverisë gjermane për ndihmën humanitare jashtë vendit për vitet 2014-2017, që kabineti qeveritar do ta miratojë të mërkurën në Berlin.
Rritje e ndihmës humanitare shënohet në vitin 2017 pas eksodit masiv të njerëzve nga Siria dhe krizës së urisë në Afrikë. Fokusi i ndihmës humanitare në Lindjen e Afërt dhe Afrikë ka qenë tek furnizimi me ujë të pijshëm dhe higjiena.
Qeveria gjermane vetë nuk zbaton projekte humanitare, por ajo garanton me mbështetjen financiare të organizatave në vend që projektet të relaizohen. Tri të katërtat e fondeve të Gjermanisë në vitet 2014-2017 shkuan për organizatat e OKB-së si Programi i OKB-së për Ushqimin, UNHCR dhe organizata e OKB-së për Palestinën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












