Lajme
Gjermania, e shqetësuar për situatën në Bosnjë
Kambanat e alarmit po bien në Berlin për situatën e krijuar në Bosnjë e Hercegovinë, pohuan qarqe qeveritare për DW, që theksuan se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.
Gjermania ka ngritur shqetësimin se situata në Bosnjë e Hercegovinë mund të jetë vërtet serioze, teksa përqendrohen në shpërthimin e një konflikti të mundshëm në rajon.
Sipas Deutsche Welle, disa nga qarqet qeveritare të Berlinit pohuan se janë duke negociuar me vendet e Quint-it për të gjetur një zgjidhje në stabilizimin e situatës.
“Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR), Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare në Berlin. Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë e Hercegovinë, sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik.
Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












