Lajme
Gjermania, e shqetësuar me presidencën hungareze në BE, thotë se po shkakton dëm të madh
Ministria e Jashtme gjermane është e mendimit se që kur Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik, për Europën është shkaktuar një dëm i madh.
“Jemi në ditën e 12-të dhe tashmë janë bërë shumë dëme”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buschner.
Ky reagim erdhi pas vizitave të Orban në Moskë dhe Pekin, ku i përshkroi si lëvizje “të njëanshme” që “BE i vëzhgon me habi dhe skepticizëm”.
Ai tha se kryeministri hungarez mund të udhëtojë ku të dojë, por “ajo që nuk mund të pranohet është që ai të krijojë përshtypjen se po e bën atë në emër të të tjerëve. Dhe, sigurisht që do të ketë diskutime të mëtejshme për mënyrën se si BE do ta trajtojë këtë”.
Orban prezantoi udhëtimet e tij në Moskë dhe Pekin si pjesë e një nisme “paqeje” për Ukrainën.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











