Lajme
Gjermania do ta vazhdojë zgjatjen e kufizimeve

Në një takim të fundit, politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit, përcjell albinfo.ch.
Po sa do të zgjasë lockdown-i?
“Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej”, tha Ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona. Dhe tani duhet të zvogëlohet numri i infeksioneve dhe të mbahet në nivele sa më të ulëta për një periudhë më të gjatë kohore. “Kjo është më mirë sesa t’i lirojmë masat shumë herët dhe të përballemi përsëri me pyetje të vështira brenda pak javësh”, tha politikani i CDU-së.
Ndërkohë, kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, (CSU) bëri thirrje në “Bild am Sonntag” për kufizime të rrepta edhe për tri javë të tjera: “Lockdown-i duhet të zgjatet deri në fund të janarit, heqja e parakohshme do të na kthente sërish mjaft pas”.
Edhe kryeministrat e landeve të tjera federale të prekura fort nga Corona kërkuan gjithashtu gjatë një tele-konference me kolegët e tyre një zgjatje deri në fund të janarit. Kurse landet më pak të prekura duan të presin për të marrë një vendim të ri edhe disa ditë. Qeveria federale mbështet zgjatjen e masave kufizuese.
Vendimi po afron
Të martën, Kancelarja Angela Merkel (CDU) do të vendosë së bashku me kryeministrat e landeve federale mbi zgjatjen e masave kufizuese. Takimi telefonik i kryeministrave të landeve i shërbeu përgatitjes së takimit.
Një nga pikat më të diskutueshme në takimin e tyre ishte çështja e kopshteve dhe e shkollave. Landet me numër të lartë infektimesh duan t’i mbajnë kopshtet dhe shkollat të mbyllura, ndërsa ato me numër më të ulët kërkojnë që shkollat të hapen sa më parë duke ofruar orë mësimore alternative ose kombinim të mësimit në klasë dhe online për klasat e larta.
Sipas informacioneve të Agjencisë gjermane të Shtypit (dpa), pjesë e diskutimeve do të jetë edhe vendosja e një testi të detyrueshëm mbarëkombëtar për udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezik. Ky tekst i detyrueshëm aplikohet tashmë në landin e Bavarisë.
Mes landeve gjermane ka dallime të thella sa i përket numrit të infektimeve brenda javës. Me e ulët shifra është në Shlesvig-Holstein me 77,4 infeksione dhe me e lartë në Saksoni me 329,7 të infektuar.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë