Integrimi
Gjermania do të “mbyllë dyert” për azilkërkuesit nga Ballkani
E drejta e azilit shërben për mbrojtjen e njerëzve që ndiqen politikisht në vendin e tyre. Por, kjo, sa i përket Ballkanit nuk qëndron pothuaj në as 1% të rasteve
Fluksi i madh i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit, të cilët janë kryesisht refugjatë ekonomikë, ka shtyrë autoritetet gjermane të shqyrtojnë mundësinë e ashpërsimit të rregullave që u mundësojnë atyre të përfitojnë mha azili.
Kështu, ministrja për integrim Bilkay Öney në një intervistë dhënë gazetës “Stuttgarter Nachrichten” ka theksuar se duhen ndryshuar rregullat për pranimin e azilkërkuesve nga Ballkani. “Unë personalisht mendoj se është e drejtë që të bëjmë edhe një rishqyrtim të rregullave që përcaktojnë se cilat vende duhen konsideruar si `shtete të sigurta` sa i përket prejardhjes së azilkërkuesve”.
E drejta e azilit shërben për mbrojtjen e njerëzve të cilët në vendin e tyre ndiqen politikisht. Por, kjo, sipas Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) sa u përket vendeve të Ballkanit nuk qëndron pothuaj në asnjë për qind të rasteve. Problemeve, me ndihmën evropiane duhet t`iu qasemi në vendin e ngjarjes, ka thënë ajo, duke theksuar se “e drejta e azilit nuk ofron zgjidhje për këtë çështje”.
Qeveria Federale e Gjermanisë synon të kufizojë qasjen e azilkërkuesve nga Ballkani dhe të shpejtojë procedurën e azilit në raport ne ta. Sipas një projektligji të Ministrisë së Brendshme, shtetet si Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në të ardhmen duhet të kategorizohen si “shtete të sigurta të prejardhjes”. Kjo nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve nuk mund të pretendojnë për ndjekje politike kështu që nuk do të kenë as shanse për të fituar azilin në Gjermani.
Një rregullim të ngjashëm, të bazuar në “vendet e sigurta të prejardhjes”, me çka mendohen vendet e Ballkanit, është duke e praktikuar Zvicra prej rreth dy vitesh dhe ai ka sjellë reduktim të ndjeshëm të numrit të azilkërkuesve nga këto vende.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












