Lajme
Gjermania do të kompensojë ushtarët homoseksualë që u përballën me diskriminim
Qeveria e Kancelares Angela Merkel të mërkurën ra dakord për një projekt-ligj që do të dëmshpërblejë ushtarët homoseksualë që u përballën me diskriminim në forcat e armatosura mes vitit 1955 dhe 2000.
Sipas ligjit të propozuar, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti, ushtarët të cilët u dënuan nga gjykatat ushtarake pse ishin homoseksualë, të ulur në gradë ose që ndryshe panë karrierën e tyre të dëmtuar për shkak të orientimit të tyre seksual, do të merrnin një “shumë simbolike” prej 3,000 €.
“Ne nuk mund të fshijmë vuajtjet e shkaktuara ndaj këtyre njerëzve”, tha ministja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, për gazetën RND, përcjell albinfo.ch.
Kompensimi do të vlente për ushtarët nga Bundeswehr, që ishte krijuar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1955, dhe për trupat nga ish-Gjermania Lindore, nga Ushtria Kombëtare e Popullit, e themeluar në vitin 1956.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rreth 1.000 njerëz do të kishin të drejtë për një pagim. Vendimet e Gjykatës Ushtarake kundër ushtarëve për përfshirje në akte seksuale homoseksuale konsensuale do të anulohen gjithashtu sipas projekt-ligjit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












