Lajme
Mund të ketë rritje të sëmundjeve tropikale për shkak të ndryshimeve klimatike në Gjermani
Presidenti i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, ka thënë se pret një rritje të përhapjes së sëmundjeve tropikale në Gjermani si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton albinfo.ch.
Ai u tha mediave se ndryshimi i klimës po çon në një zgjerim të habitateve të mushkonjave dhe rriqrave në Gjermani.
“Shumë lloje të mushkonjave dhe rriqrave mund të transmetojnë agjentë infektues viralë, bakterialë dhe parazitë”, tha ai.
Riprodhimi i viruseve te mushkonjat varet nga temperatura, kështu që me temperatura më të larta në periudha më të gjata kohore, rritet probabiliteti i infeksioneve nga pickimi i mushkonjave.
Wieler përmendi Zikën, dengën dhe virusin e Nilit Perëndimor, si dhe meningoencefalitin e hershëm të verës (FSME) si shembuj të viruseve që së shpejti mund të jenë në rritje në Gjermani dhe tha se ekzistonte madje një mundësi që Malaria mund të shfaqet në vend.
Prandaj, tha ai, është thelbësore që të ndërgjegjësohet për sëmundje të tilla në profesionin e mjekësisë në këtë vend, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










