Lajme
Gjermania do të japë një lloj „Green Card“-e
Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil, ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. „Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.
„Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“. Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.
Kush ka një diplomë apo kualifikim, pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve. “Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.
Kush i përmbush tri nga katër kriteret, merr „Kartën e shanseve“
Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.
“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani. “Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.”/DW
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











