Lajme
Gjermania dhe Franca nisin injektimin e dozës së tretë anti-COVID
Disa vende europiane po rinisin fushatat për të nxitur vaksinimin shtesë kundër COVID-19.
Gjermania është duke injektuar dozën e tretë, pavarësisht se nuk ka asnjë rekomandim nga Komisioni i saj i Përhershëm për Vaksinimin.
Në shtetin e Baden-Wurttemberg doza e tretë është duke u mirëpritur nga qytetarët.
“Gruaja ime ka zhvilluar shumë pak antitrupa, që do të thotë se është urgjente të bëjë diçka”, u shpreh një qytetar.
Ndërkohë OBSH është ende e shqetësuar për shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave në gjithë botën.
“Disa vende po japin doza përforcuese për njerëzit e vaksinuar plotësisht, kur miliona njerëz në gjithë botën nuk kanë marrë as dozën e tyre të parë. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një moratorium mbi vaksinat të paktën deri në fund të këtij muaji për t’i lejuar ato vende që janë më larg të arrijnë një nivel vaksinimi”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.
Franca gjithashtu ka filluar të administrojë vaksina shtesë kundër COVID-19 për njerëzit mbi 65 vjeç dhe për ata me probleme shëndetësore.
Qeveria franceze po ndjek rekomandimet e autoritetit shëndetësor të vendit, i cili muajin e kaluar citoi studime që sugjeruan një rënie të efektivitetit të vaksinës COVID-19, veçanërisht kundër variantit Delta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











