Lajme
Gjermania, destinacion i preferuar i azilkërkuesve
Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në BE. Një e katërta e të gjitha kërkesave fillestare për azil bëhen këtu. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria.
355,955 kërkesa për azil janë paraqitur në Bashkimin Evropian nga janari deri në shtator të vitit 2021. Numri më i madh i kërkesave është paraqitur në Gjermani. Me 100,240 kërkesa për azil nga janari deri në shtator 2021, Gjermania është në krye të vendeve të BE-së, në të cilat njerëzit kërkojnë mbrojtje nga persekutimi. Në vend të dytë vjen Franca me 73,255 kërkesa për azil.
Këto shifra u publikuan në një raport të Agjencisë Statistikore të BE-së, Eurostat. Sipas mediave numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përqindja e kërkesave të bëra në Gjermani në krahasim me vendet e tjera të BE-së është rritur gjithashtu nga 24.3 për qind në vitin 2020, në 28.4 për qind në të njëjtën periudhë në vitin 2021, transmeton DW, përcjell Albinfo.ch.
Nga vijnë azilkërkuesit?
Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria (66,145), pasuar nga Afganistani (53,625) dhe Iraku (15,775). Interesante janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara për azil. Midis korrikut dhe shtatorit 2021 në BE janë marrë gjithsej 115,025 vendime për kerkesa për azil, shumica e tyre në Gjermani dhe Francë. Por ndërsa në Gjermani nga 29,970 kërkesa 16,300 janë pranuar, në Francë nga 33,325 kërkesa janë miratuar vetëm 9.425.
Vitin e kaluar numri i azilkërkuesve ra ndjeshëm në të gjithë Evropën, kryesisht për shkak të pandemisë korona. Para pandemisë, në vitin 2019, numri i azilkërkuesve ishte 612,000 vetë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













