Bota
Gjermania bllokon bashkimin familjar të refugjatëve?
Nga janari deri në shtator 2017, rreth 4950 refugjatëve në Greqi u është lejuar të vijnë në Gjermani në kuadër të bashkimit familjar. Por realisht kanë ardhur vetëm 322 persona
Në Greqi mijëra refugjatë presin të bashkohen me familjet në Gjermani,pasi që kanë një premtim për të vazhduar udhëtimin drejt këtij vendi. Bashkimi familjar ishte temë e rëndësishme në fushatën zgjedhore gjermane.
Sipas një raportimi në media, e drejta e refugjatëve në Gjermani për të tërhequr familjet e tyre që presin në Greqi zbatohet me ngurrim tejet të madh.
Nga janari deri në shtator 2017, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) u ka dhënë lejen rreth 4950 refugjatëve në Greqi, ndër ta 3000 fëmijëve, të vijnë në Gjermani në kuadër të bashkimit familjar, shkruan gazeta gjermane „Osnabrücker Zeitung”, transmeton DW. Por realisht kanë ardhur vetëm 322 persona, thekson media gjermane bazuar në përgjigjen e qeverisë gjermane me kërkesë të partisë së majtë (E Majta).
Dy të tretat e të prekurve janë sirianë dhe irakianë, mes tyre ka mjaft fëmijë e të rinj që bërbëjnë rreth 60 për qind.
Ministria e Brendshme gjermane ofron si arsye për vonesat në bashkimin familjar probleme koordinimi logjistik në Greqi.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











