Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania ashpëron masat
Autoritet gjermane kanë vendosur që të forcojnë kontrollet dhe të garantohet periudha e karantimit
Gjermania do të ashpërsojë kufizimet e vendosura për popullsinë përballë pandemisë së koronavirusit, veçanërisht me gjoba të larta në rast të mosmbajtjes së maskave, sipas një projektmarrëveshjeje mes rajoneve dhe qeverisë.
Autoritetet do të riforcojnë kontrollet për t’u garantuar që periudha e karantinimit respektohet dhe do të vendosin gjoba nëse do të jetë rasti, sipas tekstit të negociuar nga qeveria gjermane e Angela Merkel dhe 16 rajonet gjermane, që parashikojnë përveç të tjerave të kufizojnë tashmë deri në 25 numrin e pjesëmarrësve në një ngrumbullim privat.
Gjermania pret një rritje të mëtejshme të përhapjes së infeksionit gjatë muajve të dimrit. Gjobat prej të paktën 50 eurove do të futen për të mos bartje të maskës në vendet ku është e detyrueshme. Gjermania gjithashtu do të ndalojë audiencën në stadiume, vende kulturore, festivale apo panaire deri në fund të vitit, thuhet në tekst. Kjo është një goditje e rëndë për klubet e futbollit në vend, të cilat shpresonin se ata do të mund të kthejnë pjesërisht tifozët në stadiume me fillimin e sezonit të ri.
Përjashtime do të lejohen në rajone ku niveli i infeksionit është i ulët për të paktën një javë dhe nëse sigurohet që pjesëmarrësit të vijnë ekskluzivisht nga ai rajon ose rajone fqinje, ku shtypet gjithashtu përhapja e virusit. Qeveria dhe rajonet gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë sa më pak numrin e njerëzve me të cilët janë në kontakt, të kufizojnë tubimet private në 25 persona, të respektojnë një distancë minimale prej 1.5 metrash dhe të zgjedhin takime në natyrë.
Numri i rasteve është rritur në ditët e fundit në Gjermani dhe kjo ka bërë që të ashpërohen masat.
Një ditë më parë Gjermania ka vendosur që 160 shtete të mbeten në zonën e rrezikut të lartë dhe nuk rekomandohet të udhëtohet në këto vende deri më 14 shtator.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










