Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania akuzon SHBA-në për “vjedhje” të maskave
SHBA është akuzuar se ka përvetësuar 200 mijë maska mbrojtëse që kishin destinacion Gjermaninë, në një lëvizje që është kritikuar si pirateri modern

Qeveria lokale në Berlin tha se ngarkesa e maskave të prodhuara në SHBA ishte konfiskuar në Bangkok.
Maskat, ishin porositur nga policia e Berlinit, por nuk mbërritën në destinacion.
Ministri i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel tha se maskat me shumë gjasa kishin devijuar drejtim për të shkuar në SHBA.
Kompania amerikane, që i ka prodhuar maskat, 3M, është ndaluar të eksportojë produktet e saj mjekësore në vende të tjera sipas një ligji të erës së luftës mes koreve, të evokuar tani nga presidenti Donald Trump, transmeton TCH.
Donald Trump tha se po shfrytëzonte aktin e mbrojtjes së prodhimit për të kërkuar që kompanitë amerikane të ofrojnë më shumë furnizime mjekësore për të plotësuar kërkesën e brendshme. “Ne kemi nevojë për këto furnizime për përdorim të brendshëm. Duhet ti kemi ato”, tha Trump, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, autoritetet amerikane kishin konfiskuar rreth 200 mijë respiratorë N95, 130 mijë maska kirurgjikale dhe 600 mijë doreza. Ai nuk tha nëse ato ishin marrë në përdorim nga SHBA ose jo.
Por zyrtarët berlinezë thanë se devijimi i maskave përbën një akt piraterie moderne dhe i kërkoi administratës Trump ti përmbahet rregullave ndërkombëtare të tregtisë. “kjo nuk është diçka që mund tua bësh partnerëve transatlantikë” tha ministri berlinez.
“Edhe në kohë krize globale nuk duhet të ketë metoda të tilla”. Edhe zyrtarë të tjerë evropianë, janë ankuar për praktikat e blerjes dhe diversionit të ndjekura nga SHBA. Në Francë psh, liderët rajonalë thanë se po stërmundohen për të siguruar furnizime mjekësore pasi blerësit amerikanë ofrojnë më shumë para për to.
Ndërkohë që pandemia përkeqësohet, kërkesa për furnizime mjekësore si maska dhe respiratorë, është rritur në të gjithë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri