Lajme
Gjermani: Vaksina jep rezultat pozitiv në provat e para kundër COVID-19
“CureVac” eshte shprehur se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik tek kafshët.
Kompania gjermane e bioteknologjisë, me seli në Tuebingen tha se vaksina që po zhvillon, e njohur si “CVnCoV”, ka prodhuar antitrupa neutralizues dhe i ka aktivizuar qelizat T, që janë lloj limfocitesh, në minj.
Firma gjermane gjithashtu tha se vaksina e saj e ka ulur nivelin e virusit të riprodhueshëm në traktin e sipër të frymëmarrjes dhe i ka mbrojtur mushkëritë e minjve, kur ata iu ekspozuan një virusi të gjallë.
“Të dhënat paraklinike, të publikuara sot, tregojnë se vaksina jonë e mundshme kundër Covid-19 e ka potencialin për të nxitur një reagim imunitar efikas dhe të baraspeshuar, që e imiton mbrojtjen natyrale imunitare dhe që ofron mbrojtje të mushkërive në një model përkatës sfidues”, tha zyrtarja e kësaj kompanie, Mariola Fotin-Mleczek.
Pas këtij njoftimi, vlera e aksioneve të kësaj kompanie u rrit menjëherë për 7.8 për qind.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











