Lajme
Gjermani: Treni përplas dy fëmijë, njëri humb jetën
Raportohet se nga goditja e një treni në Gjermani, një fëmijë i moshës 10 vjeç ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos rëndë të enjten. Ata u tërhoqën zvarrë për disa metra nga një tren në Recklinghausen të Gjermanisë, raporton Bild, përcjell albinfo.ch.
Referuar Policisë, fëmija që humbi jetën ishte 10 vjeç, ndërsa u dërgua në spital 9-vjeçari që mori plagë të rënda.
Policia njoftoi në mëngjes se 9-vjeçari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Siç raporton gazeta gjermane, aksidenti ka ndodhur mes dy stacioneve, ku një tren mallrash ka goditur dhe ka tërhequr zvarrë fëmijët për qindra metra. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë









