Lajme

Gjermani: Treni del nga shinat, raportohet për të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në juglindje të Baden-Württemberg në Gjermani, raporton Deutsche Presse.

Bëhet e ditur se një numër i madh i pasagjerëve është lënduar ndërsa ngjarja ndodhi pranë qytetit Riedlingen, ku një tren rajonal Deutsche Bahn Regional Express, që transportonte rreth 100 pasagjerë dhe po udhëtonte nga Sigmaringen për në Ulm, doli nga shinat rreth orës 18:10, në afërsi të Zwiefaltendorf.

Aksidenti ka ndodhur pas stuhisë, e cila kishte shkaktuar më parë një rrëshqitje toke në zonë, transmeton albinfo.ch.

Linja hekurudhore është mbyllur përkohësisht, teksa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.