Lajme
Gjermani: Të vaksinuarit do të kenë më shumë liri qarkullimi
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, premton lirime për ata që janë plotësisht të vaksinuar, përcjell albinfo.ch.
Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, (CDU) kush është i vaksinuar ndaj virusit Corona, së shpejti do të ketë më shumë liri. „Kush është plotësisht i vaksinuar, mund të trajtohet në të ardhmen, si dikush që është testuar negativisht”, u shpreh Spahn në fundjavë për gazetën gjermane të së dielës „Bild am Sonntag”. Në sfond qëndron një analizë e Institutit Shkencor Robert Koch, RKI, sipas së cilës detyrimi për karantinim dhe testim për ata që janë plotësisht të vaksinuar do të duhet të hiqet së shpejti”, shkruan kjo gazetë.
Sipas kësaj, kur të ketë rënë vala e tretë e pandemisë dhe të fillojnë hapje të tjera bazuar në testet e shpejtë, do të mund të zbatohet ky vendim. „Kush është i vaksinuar, mund të hyjë pa test të shpejtë në dyqan apo në parukeri”, tha Spahn. Përveç kësaj në bazë të vlerësimit të RKI nuk do të ketë më karantinë për ata që janë plotësisht të vaksinuar.
Thuhet se bazë për këto plane janë evaluimet e studimeve shkencore aktuale nga RKI. Gazeta „Bild am Sonntag” i referohet një raporti të dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë, të cilin thuhet se „sipas dijeve aktuale rreziku i një transmentimi të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht më së voni nga dita e 15-të e dhënies së dozës së dytë të vaksinës është më i ulët se sa prova e një testi negativ të shpejtë tek personat e infektuar pa simptoma”.
Ky raport është dërguar të shtunën te landet. Konferenca e Kryeministrave të Landeve i ishte drejtuar me një lutje RKI për të analizuar, kur dhe nëse “mund të jetë e panevojshme” përfshirja e të vaksinuarve në konceptet testuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, kërkon të zbatojë shpejt lirimin e të vaksinuarve nga detyrimi i testimit dhe karantimit. “Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn. (DW)
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











