Lajme
Gjermani: Sulmohet me molotov një sinagogë në Berlin

Një qendër e komunitetit hebre dhe një sinagogë në Berlin u goditën me dy pajisje ndezëse artizanale, në një sulm sot paradite, duke shkaktuar frikë dhe zemërim në mesin e komunitetit hebre të kryeqytetit gjerman.
Komuniteti Kahal Adass Yisroel shkroi se ”sulmues të panjohur hodhën dy kokteje molotov nga rruga në drejtim të qendrës së tyre të komunitetit në Brunnenstrasse, në lagjen Mitte të Berlinit”.
Shishet shpërthyen dhe u dogjën, por nuk shkaktuan lëndime apo dëmtime në ndërtesë.
Gazeta lokale ”Tagesspiegel” raportoi se koktejet molotov u dogjën në trotuar.
Oficerët e policisë të ngarkuar me sigurimin e qendrës hebraike ishin të pranishëm gjatë tentativës për zjarrvënie, por nuk arritën të arrestonin autorët.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti