Lajme
Gjermani: Sulm me armë në fabrikën e Mercedesit; një i vrarë, ka edhe të plagosur
Të shtëna në fabrikën e Mercedesit, ka edhe të plagosur
Të shtëna me armë zjarri në fabrikën e Mercedesit në Sindelfingen të Gjermanisë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur rëndë, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënëse e policisë e konfirmoi sulmin për BILD.
Punonjësit raportojnë se vendi i krimit është Fabrika 56 e automobilave, ku prodhohet edhe S-Class.
Policia ka marrë thirrje emergjente nga ora 7:45 e mëngjesit. Një forcë speciale rrethoi zonën.
Punonjësit e shpëtimit janë në vendngjarje me një kontigjent të madh, duke përfshirë dy helikopterë dhe disa mjekë të urgjencës.
“Një person ka mbetur i vrarë, një i plagosur rëndë. Sfondi është ende i paqartë. Autori u arrestua”, tha zëdhënësja e policisë për BILD.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










