Lajme
Gjermani: Së shpejti vjen bileta 49 euro
Kjo biletë do të jetë pasardhëse e biletës 9 euro që ishte në dispozicion në Gjermani këtë verë. Nuk dihet data kur do të hyjë në fuqi
Gjermania dëshiron të prezantojë një abonim të ri për transportin publik sa më shpejt të jetë e mundur, tranmseton albinfoch Bileta e re do të kushtojë 49 euro në muaj dhe do të jetë e vlefshme në të gjithë vendin.
Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Transportit të mërkurën.
Bileta prej 49 euro synohet të jetë pasardhëse e biletës 9 euro që ishte në dispozicion në Gjermani këtë verë, shkruan srf.ch. Kjo mundësonte udhëtimin në të gjithë vendin me trena rajonalë dhe gjithashtu përdorimin e autobusëve të ndryshëm.
Qeveria gjermane pati prezantuar biletën 9 euro si lehtësim për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Po ashtu, joshja e pasagjerëve që të shfrytëzojnë më shumë transportin publik dhe të lehtësojnë trafikun me automjete private ishte një shtytje për këtë aksion
Pasi bileta në fjalë kishte qenë në dispozicion vetëm për tre muaj vere (qershor, korrik dhe gusht) dhe kishte pasur sukses të plotë, pas kalimit të verës kërkohej një vazhdim i saj, shkruan albinfo.ch. Kështu, disa republika gjermane dhe disa qytete, në mënyrë autonome kishin futur në fuqi abonamente të ngjashme edhe për kohën jashtë verës.
Se kur do të prezantohet saktësisht bileta 49 euro është ende e hapur.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









