Shkurt.ch

Gjermani, rritet numri i emigrantëve të dëbuar

Gjermania më 2015 ka deportuar 60% të emigrantëve më shumë se në vitin 2014, njoftojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar 22,369 njerëz u kthyen me forcë në vendin e origjinës, ndërsa shifra në vitin 2014 arriti në 13,851.
Në dy muajt e parë të vitit 2016, rreth 4.500 njerëz janë kthyer, që është dyfishi në krahasim me janarin dhe shkurtin e vitit të kaluar. Numri i azilkërkuesve që u larguan vullnetarisht nga Gjermania është rritur nga 13,573 në vitin 2014, në 37,200 vitin e kaluar.
Gjermani vitin e kaluar ka marrë një rekord prej 1.1 milion emigrantësh dhe refugjatësh.