Lajme
Gjermani: Rritet kërkesa për lëndën e drurit
Çmimet për produktet e drurit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.
Çmimet për produktet e drurit në Gjermani janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, njofton albinfo.ch.
Andreas Melzer menaxhon një stabiliment druri në Rüdersdorf.
Kur u pyet për raportime mediatike të kohëve të fundit, se ka një boshllëk të madh mungese druri në treg, sipërmarrësi këmbëngul se nuk i është dashur në asnjë moment të shqetësohet për furnizimin me lëndë të parë. “Në Gjermani nuk ka pasur asnjëherë më parë kaq sasi të mëdha druri të papërpunuar”, thotë ai.
Një argument i fortë që i vjen në ndihmë pretendimeve të Melzer janë të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani, Destatis. Ato konfirmojnë një rekord kombëtar për vitin 2020, për nivele që s’kanë qenë kaq të larta që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.
Një rritje e tillë e prerjeve drusore është pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në tregjet kryesore. Gjysma e këtyre prerjeve vjen si pasojë e dëmtimit nga efektet e ndryshimeve klimatike.
“Shtrirja e madhe e prerjeve përgjatë vitit të kaluar i atribuohet dëmtimit të pemëve nga stuhitë ose insektet”, i tha DW Holger Weimar, nga Instituti i Pylltarisë Ndërkombëtare Thünen në Hamburg.
E gjithë sasia për tregun vendas?
Pra, ku shkon e gjithë kjo lëndë drusore? Për momentin, nuk shkon askund. Stoqe gjigante druri grumbullohen në pyjet e të gjithë vendit, në pritje për t’u përpunuar në stabilimente. Këto të fundit nuk kanë pasur asnjë moment të lirë në muajt e fundit, duke u përpjekur për të përballuar fluksin e shtuar të punës.
“Sektori i fabrikave të përpunimit të drurit po punon kohët e fundit me kapacitet të plotë. Ata mezi përballojnë fluksin e punës. Por kjo është më tepër një angari teknike, sepse nuk ka shumë stabilimente në treg, dhe gjithashtu ka mungesa të krahut të punës” – thekson Weimar.
Mungesë lënde drurore?
Në gjithë këtë situatë, shumë blerës gjermanë dhe të fundmit përdorues të produkteve të drurit druhen se së shpejti s’do të ngelet asnjë në tregun vendas. Raportimet mediatike për mungesat e lëndës drusore nuk mungojnë.
“Disa sipërmarrës po grumbullojnë lëndë drusore përtej nevojave të tregut, duke spekuluar për rritje të mëtejshme të çmimeve, duke bërë në këtë mënyrë që druri të mos jetë i disponueshëm për të tjerët” – thotë Carsten Merforth, drejtor i “Mercer Timber Products”, kompani e specializuar në përpunimin e drurit.
Raport i drejtë kërkesë – ofertë?
Sipas drejtuesit Merforth do të ishte e pasaktë të flitet për një mungesë të përgjithshme të produkteve të lëndës drusore. Kërkesa e brendshme është rritur, pajtohet ai, por po kështu edhe furnizimi nga stabilimentet.
“Në vitin 2020, industria gjermane e përpunimit të drurit eksportoi vetëm 600,000 metra kub lëndë druri më shumë në SHBA. Kjo është pothuajse e papërfillshme,” vuri në dukje Merforth, duke shtuar se “SHBA merr ende pjesën më të madhe të importeve të saj nga Kanadaja dhe vetëm 4 -5% nga Gjermania”.
Kohët e vështira nuk harrohen
“Kishte një periudhë prej 15 vjetësh, gjatë së cilës çmimet e drurit të përpunuar ishin ekstremisht të ulëta dhe askush në atë kohë nuk u shqetësua të na mbështeste”, shprehet Merforth, duke nënvizuar se kompania e tij ka investuar shumë për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit gjatë kësaj kohe.
“Prej gjashtë muajsh tashmë, çmimet më në fund janë rritur dhe ca njerëz po bëjnë zhurmë për këtë”, ankohet Merforth. Ai shton se “gjithsesi, çmimet nuk do të mbeten të larta për shumë kohë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











