Lajme
Gjermani: Rënie rekord e konsumit
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm në Gjermani është keqësuar.
“Shumë ekonomi shtëpiake janë momentalisht të detyruara të shpenzojnë dukshëm më shumë para për energjinë, apo ndryshe të lënë para mënjanë për fatura ndjeshëm më të larta të kostos së ngrohjes”, është shprehur Ralf Bürkl nga instituti i studimit të tregut, GfK në Nuremberg. “Kjo do të thotë që ata kursejnë tek shpenzime të tjera”. Klima e konsumit në Gjermani ka rënë në një rekord të ri, ka thënë Bürkl. Indeksi i GfK për tetorin ra në minus 42,5 pikë.
Jörg Zeuner, kryeekonomist i Union Investment, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, është shprehur se “arsye për këtë është se nuk ka shenja për fundin e luftës në Ukrainë. Që do të thotë se çmimet e energjisë në Europë edhe më tej do të mbeten të larta dhe inflacioni nuk ka për të rënë kaq shpejt. Këtë e ndjejnë konsumatorët dhe kufizojnë shpenzimet. Pasiguria është e madhe në lidhje me kohëzgjatjen e krizës energjitike dhe sa e shtrenjtë do të jetë në fund fatura. Si gjithmonë në situata të pasigurta, konsumatorët kanë refleksin e kursimit.”
Ndërkohë nuk ka shenja të dobësimit të inflacionit, klima e konsumit pritet të mbetet po ashtu e rënduar. “Rënia e shpenzimeve reale për konsum do të forcojnë tendencat e recesionit në ekonominë gjermane”, shpjegon GfK. Sipas Zeuner, ekonomistët presin një rënie të vëllimit ekonomik të Gjermanisë me rreth 2% deri në pranverën e vitit 2023, si pasojë e rënies së konsumit. Kurse Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank, thotë se një vështrim në kuletë e ka rritur dëshpërimin e konsumatorëve. “Çmimet e larta të energjisë dhe artikujve të përditshëm do të ushqejnë edhe më tej pesimizmin.” Problematike, sipas Krüger, është se nuk shihet ende dritë në fund të tunelit./DW
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










