Lajme
Gjermani: Qeveria heq paralajmërimin për udhëtimet më 1 korrik

Qeveria gjermane këshillon ende për të mos udhëtuar jashtë, por kjo pritet të ndryshojë më 1 korrik. Ndërkohë Kosova e mjaft vende të Ballkanit nuk janë më zona të rrezikuara.
Pas më shumë se një viti qeveria gjermane heq paralajmërimet për udhëtimet turistike në zonat e rrezikuara nga coronavirusi më 1 korrik pas rënies së ndjeshme të infektimeve kudo.
Gati 100 shtete në të gjithë botën, mes tyre Franca, Holanda, Danimarka dhe Belgjika.
Ndërkohë nga e diela vendet e Ballkanit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia nuk janë zona më të rrezikuara.
Vende të tjera janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Moldavia etj.
Maas: Udhëtime por me kujdes
“Pas muajsh të gjatë bllokimi mund të gëzohemi për pak më shumë normalitet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Por kjo nuk është ftesë për pakujdesi, tha Maas. “Udhëtim i arsyeshëm dhe me kujdes, kjo është motoja e verës”.
Nga 1 korriku qeveria nuk këshillon më të mos ndërmerren udhëtime turistike jashtë.
Për vendet e BE-së si edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra në të dhënat e Ministrisë së Jashtme nuk do të ketë paralajmërim për udhëtimin, por “vetëm kujdes i veçantë”.
Kjo prek edhe Italinë, shumë pjesë të Spanjës dhe nga e diela tjetër të gjithë Austrinë.
Paralajmërimi për udhëtime vlen vetëm për 40 vende, aty ku treguesi i virusit ka vlerën 200.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor