Lajme
Gjermani: Pritet rritje e kontributeve pensionale

Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që norma e kontributit për pensione të rritet tepër, por pas vitit 2025 mund të ketë rritje.
Pas skadimit të rregullave të tanishme për kufizimet, norma do të “rritet pak”. Sigurimi i pensioneve nënkupton se norma e kontributeve mund të mbetet e njëjtë deri në vitin 2026, sepse ka një rritje më të ngadaltë të jetëgjatësisë për shkak të pandemisë korona.
“Aktualisht ka rreth 5 milionë më shumë punonjës që paguajnë kontribute sociale, se sa parashikohej para dhjetë vjetësh”, tha Heil.
Si rezultat, norma e kontributit mund të mbahet në nivelin e mëparshëm për një kohë më të gjatë se sa që pritej.
Kur priten rritjet e kontributeve
“Norma e pagesave do të rritet pak në gjysmën e dytë të viteve 2020. Qëllimi im është të parandalohet një rritje e madhe”, tha ministri i SPD-së.
Kjo është e mundur “nëse bëjmë detyrat e shtëpisë dhe sigurojmë numrin e duhur të punëtorëve të kualifikuar” dhe ai duke shtuar se duhet të “ulim kontributet” edhe përmes pensionit aksionar.
Koalicioni i tanishëm qeveritar planifikon të sigurojë të ashtuquajturën linjë ndalimi në nivel pensioni, e cila siguron një nivel pensioni prej 48 për qind të rrogave, deri në vitin 2025. Linja e dytë e kufizimeve synon që pagesat për sigurime sociale dhe pensione të mos kalojnë kontributet prej më shumë se 20 për qind edhe pas vitit 2025.
Vdekja lehtëson fondet!
Heil mbrojti planet e ministrit të Financave, Christian Lindner, për të marrë fillimisht borxhe në vlerë prej 10 miliardë euro, në mënyrë që t’i investojë ato në tregun e kapitalit dhe të përdorë të ardhurat për të ulur kontributet e pensioneve nga mesi i viteve 2030. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për investime afatgjata për të garantuar pensionet.
Roßbach gjithashtu vuri në dukje se shpenzimet e fondeve të pensioneve do të rriten më pak në të ardhmen e afërt sesa ishte parashikuar. Jetëgjatësia për ne në Gjermani po rritet, por shumë më ngadalë se sa mendonim disa vjet më parë.
Fakti që jetëgjatësia po rritet më ngadalë se sa pritej, është pjesërisht për shkak të numrit relativisht të lartë të vdekjeve nga korona tek pjesa më e vjetër e popullsisë. Edhe koha jashtëzakonisht e nxehtë gjatë verës në vitet e fundit ka rezultuar me një vdekshmëri më të lartë tek të moshuarit. Sipas saj, ky zhvillim, në thelb për keqardhje, lehtëson fondet e pensioneve. /Deutsche Welle
E-Diaspora
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm Shqiptarja nga Kosova doktoron në Suedi ...
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit