Lajme
Gjermani: Papunësia bie në tetor
Papunësia gjermane shënoi rënie në tetor, ndërsa vendi u tërhoq nga tronditja fillestare e pandemisë, treguan të dhënat zyrtare të enjten, por një rund i ri mbylljesh kërcënon të ndalojë vrullin.
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht ra në 6.2 për qind këtë muaj, nga 6.3 për qind në shtator, sipas agjensisë federale të punës BA, e cila e quajti atë një “përmirësim të dukshëm”.
“Papunësia dhe nënpunësia ranë ndjeshëm … Megjithatë, tregu i punës po tregon akoma shenja të qarta të valës së parë të pandemisë”, tha kryetari i BA-së, Detlef Scheele.
Bllokimet e shkaktuara nga pandemia në pranverë mbyllën bizneset dhe fabrikat, por ndjenja u përmirësua, ndërsa ekonomia u hap në muajt në vijim. Skemat e punës me kohë të shkurtër të mbështetur nga qeveria kanë zbutur goditjen, duke kursyer qindra-mijëra vende pune.
Numri i njerëzve në punë me kohë të shkurtër (Kurzarbeit) ra në tetor në 2.6 milionë nga një kulm në prill prej 5.95 milionë, tha agjencia BA, duke sugjeruar një ngritje të besimit të biznesit.
Qeveria synon të ofrojë mbështetje financiare për kompanitë e prekura nga bllokimet, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të kursyer disa nga miliona vende pune në rrezik. Rritja e rasteve të reja të koronavirusit “tregon se ne jemi akoma në mes të krizës – ekonomikisht gjithashtu”, tha Fritzi Koehler-Geib, kryeekonomist në bankën gjermane të investimeve publike KfW.
Në terma konkretë, rënia e shkallës së papunësisë në tetor përkthehet në rreth 35,000 më pak njerëz të regjistruar si të papunë nga muaji në muaj. Por, mbi një bazë 12-mujore, rreth 556,000 më shumë njerëz ishin të papunë krahasuar me të njëjtën pikë në vitin e kaluar. Para koronavirusit, shkalla e papunësisë gjermane ishte ngritur prej rreth pesë për qind, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










