Lajme
Gjermani: Operatori Deutsche Bahn ka nevojë për investim prej 150 miliardë eurosh
Kreu i operatorit gjerman të trenave Deutsche Bahn, Richard Lutz, ka deklaruar të premten se rrjeti hekurudhor i vendit ka nevojë për një investim shtesë prej 150 miliardë eurosh, në mënyrë që të modernizohet dhe të përmbushë kërkesat e shekullit të 21-të, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për median gjermane T-online, Lutz theksoi se nga kjo shumë, 80 miliardë euro do të duhen për riparimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për zgjerime infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e linjave të reja të trenave dhe përmirësimin e stacioneve.
Aktualisht, Deutsche Bahn përballet me një borxh neto prej 32.6 miliardë euro, duke e bërë më urgjente mbështetjen nga qeveria për të përballuar sfidat në transportin hekurudhor.
Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për Gjermaninë, teksa koalicioni i ri qeverisës – i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD – ka premtuar investime të mëdha në infrastrukturë, përcjell albinfo.ch.
Friedrich Merz, lideri i CDU-së, pritet të betohet si kancelar më 6 maj, ndërsa qeveria e tij pritet të aktivizojë një fond special prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën. Koalicioni ka siguruar mbështetjen e Bundestagut për të reformuar kufijtë e huamarrjes, në mënyrë që ky fond të realizohet.
Lutz e përshëndeti këtë fond, duke thënë se “do të na ndihmojë neve dhe të gjithë industrinë hekurudhore dhe të ndërtimit.”
Pavarësisht historisë së gjatë si një model i besueshmërisë dhe rehatisë, trenat e Deutsche Bahn kanë pësuar rënje në cilësi dhe përpikmëri vitet e fundit. Në vitin 2024, vetëm 62.5% e trenave të distancave të gjata ICE dhe IC mbërritën në destinacionin e tyre brenda 6 minutash nga koha e planifikuar, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, kompania ka paguar 197 milionë euro në kompensime për pasagjerët, për shkak të vonesave dhe anulimeve të shpeshta.
Situata u përkeqësua gjatë organizimit të UEFA Euro 2024, kur vonëstat masive të trenave shkaktuan zhgënjim tek tifozët që kishin udhëtuar nga jashtë për të ndjekur ndeshjet.
Megjithë sfidat, Deutsche Bahn mbetet një shtyllë kyçe në strategjinë e mobilitetit të qëndrueshëm të Gjermanisë. Investimi prej 150 miliardë eurosh, nëse miratohet dhe realizohet, do të ishte një hap vendimtar drejt modernizimit të një prej rrjeteve hekurudhore më të mëdha në Evropë, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











