Lajme
Gjermani: Numri i rasteve me Covid-19 arrin në 4 milionë
Numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë, sipas Institutit Robert Koch (RKI).
Ky institut njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 10 453 raste me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve me COVID-19 në 4 005641.
“Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 92 346”, bëhet e ditur në raportin e institutit.
Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona ka arritur në 83.1. Kjo shifër e cila në fillim të korrikut ra deri në 4,9 për qind, më 2 gusht u rrit në 17.8, më 30 gusht në 75.8 dhe dje kjo shifër u regjistrua në 80.7.
Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









