Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania nga 16 maji nis zbutjen e kontrollit në disa pika kufitare
Luksemburgu dhe Danimarka, vendet e parë me të cilat Gjermania do të zbusë masat e kontrollit në pikat kufitare.
Qeveria gjermane ka vendosur që nga 16 maji të fillojë zbutjen e regjimit të kontrollimit të pikave kufitare në disa vende, kurse më 15 qershor do të pezullohen të gjitha kontrollet kufitare.
Nga dita e shtunë kufijtë do të hapen me Luksenburgun dhe Danimarkën, nëse këtë vendim e mbështet edhe qeveria daneze.
Ndërsa kontrollet kufitare me Zvicrën, Austrinë dhe Francën do të mbesin deri më 15 qershor. Këto vendime janë marrë pas konsultimeve me qeveritë e këtyre tri vendeve, përcjell albinfo.ch.
Deri tani të gjithë ata që kanë qenë jashtë Gjermanisë për më shumë se dy ditë, u është dashur të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Por, në të ardhmen karantimi do të jetë i obligueshëm vetëm për personat që kanë qenë jashtë shteteve të Bashkimit Evropian.
Pra, në karantim duhet të futen ata që kthehen në Gjermani nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit. Vendim për karantimin përfundimtar do ta marrin qeveritë e landëve.
Ndryshe, Bashkimi Evropian sot, më 13 maj, ka paraqitur një plan për lehtësimin gradual te kufijve brenda vendeve anëtare. Ky vendim është marrë pas sygjerimit të Komisionit Evropian, i cili javën e kaluar ka kërkuar që kufijtë të mos hapen deri më 15 qershor, pasi sipas tyre, situata me virusin korona është e paqendrueshme. Kufijtë duhet të hapen me shumë kujdes, pasi që ekspertët paralajmërojnë një përhapje të valës së dytë të konavirusit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










