Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermani: Mbi 1000 të infektuar vetëm në fabrikën e mishit “Tönnies”
Seria e infeksioneve në ambientet e fabrikës së mishit Tönnies në Rheda-Wiedenbrück, Gjermani ka vazhduar
Përhapjet e koronavirusit, siç ka ndodhur në thertoren Tönnies, ka bërë që numri i rasteve në Gjermani të rritet ndjeshëm. Brenda 24 orëve, autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë raportuar në Institutin Robert Koch (RKI) 601 infeksione të reja me koronavirus, shkruan srf.ch.
Një ditë më parë, numri prej 770 rasteve të reja ishte dukshëm më i lartë se ai ditës pararendëse, transmeton albinfo.ch. Rritja e numrit të rasteve ka ardhur veçanërisht për shkak të shpërthimeve më të mëdha në Rhein-Westfalen, Hessen dhe Berlin, thonë në RKI.
Deri më tani 189.135 persona në Gjermani janë infektuar me Sars-CoV-2 që nga fillimi i krizës së koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Kështu raportohet nga RKI (statusi i të dhënave 20 qershor 00:00). 8883 njerëz për të cilët është vërtetuar se ishin të infektuar me virus, kanë vdekur.
Seria e infeksioneve në ambientet e fabrikës së mishit Tönnies në Rheda-Wiedenbrück, Gjermani ka vazhduar. Ndërkohë, 1029 të punësuar kanë rezultuar pozitivë pas testimit për virusin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












