Lajme
Gjermani: Ligji i ri i letërnjoftimeve për t’ua hequr frikën gjermanëve
Burokracisë së moçme gjermane po i jepet një “nxitje digjitale” përmes ligjit të ri për ta bërë identifikimin elektronik më të lehtë e më efikas se deri më tani
Disa ekspertë për mbrojtjen e të dhënave kanë thënë se gjermanët po detyrohen t’i digjitalizojnë jetët e tyre përkundër dëshirës. Madje, sipas tyre, letërnjoftimet elektrike do t’u japin agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të taksave më shumë qasje në informatat e qytetarëve dhe fotografitë e letërnjoftimeve
Burokracisë së moçme gjermane po i jepet një “nxitje digjitale” përmes ligjit të ri për ta bërë identifikimin elektronik më të lehtë e më efikas se deri më tani.
Varësisht nëse gjermanët duan regjistrimin e banesës së re, fëmijës, veturës, aplikimit për kujdes për fëmijë apo edhe për patentë shoferë, në të ardhmen kjo do t’u mundësohet vetëm përmes kombinimit të numrit të telefonit me një kartelë identifikimi.
Qeveria ka premtuar se 575 qendra shërbimi do të digjitalizohen nën sistemin e ri, me ligjin që kaloi nga Bundestagu të enjten në mbrëmje.
Pritjet janë për më pak burokraci e më shumë efikasitet në një shtet që ka ngelur prapa fqinjëve, si Danimarka e Estonia në digjitalizim të organeve qeverisëse. Iniciuesit shpresojnë që ligji i ri do t’i ndihmojë Gjermanisë të largohet nga reputacioni i saj për “frikë nga digjitalizimi”, që shprehet më së qarti përmes vartësisë në ‘cash’, letër, laps e makina faksi.
11 vjet më parë, sistemi gjerman i letërnjoftimeve që u kërkon të gjithë qytetarëve të mbajnë kartën e identitetit apo pasaportën, u plotësua me prezantimin e kartave elektronike në stilin e kartave bankare. Ato ishin paraparë të bënin më efikas identifikimin dhe të reduktonin nevojën që njerëzit të caktonin terminë, apo të marrin pushime nga puna për të nxjerrë dokumente të caktuara. Por, mungesa e teknologjisë bashkë me ndrojtjen qytetare të mosbesimit për këto kartela bëri që ato të mos përdoreshin siç pritej.
“Gjermania është një fshat analog i kohës, hapësirës kohore, vulave dhe fotografive”, ka shkruar gazeta “Der Spiegel”, teksa ka kritikuar hezitimin e shtetit për digjitalizim.
Tani, me legjislacionin e ri, kartelat do të jenë me afat për 10 vjet e më lehtë të përdorshme. Ato do të përdoren vetëm përmes një kombinimi të një kodi gjashtëshifror dhe një pajisjeje mobile si telefon apo tabletë. Procesi i identifikimit do të jetë i ngjashëm me atë që përdoret në blerjet online përmes bankave.
Disa ekspertë për mbrojtjen e të dhënave kanë thënë se gjermanët po detyrohen t’i digjitalizojnë jetët e tyre përkundër dëshirës. Madje, sipas tyre, letërnjoftimet elektrike do t’u japin agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të taksave më shumë qasje në informatat e qytetarëve dhe fotografitë e letërnjoftimeve.
Me zgjedhjet që priten në shtator, digjitalizimi është në majë të agjendës politike. Qasja e dobët në teknologjinë e avancuar në zonat rurale dhe mungesa e një baze të të dhënash për pacientët kanë goditur Gjermaninë në luftën e saj kundër koronavirusit.
Fotolegjenda: Me zgjedhjet që priten në shtator, digjitalizimi është në majë të agjendës politike. Qasja e dobët në teknologjinë e avancuar në zonat rurale dhe mungesa e një baze të të dhënash për pacientët, kanë goditur Gjermaninë në luftën e saj kundër koronavirusit
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










