Lajme
Gjermani: Kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme?
Pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) caktoi fillimisht datën 15 janar si datën ku do të kërkojë votëbesimin, por pas presionit nga partitë CDU/CSU dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, që janë ende partnerë të koalicionit, kancelari Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.
Gjatë një interviste me gazetaren Caren Miosga në televizionin publik gjerman ARD, kancelari Scholz tha: “Jam i gatshëm për votëbesimin madje edhe këtë vit”.
Kryetari i CDU-së, Merz, dëshiron që kancelari Scholz ta kërkojë votëbesimin këtë të mërkurë, në mënyrë që zgjedhjet e parakohëshme të zhvillohen më 19 janar.
Kancelari Scholz tha se datën e zgjedhjeve duhet ta diskutojmë sa më qetë të jetë e mundur. Sipas tij, do të ishte mirë që fillimisht “të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.
Po ashtu kancelari tha se është i gatshëm të bisedojëpër një datë më të hershme, por me kusht që CDU dhe CSU të mbështesin propozimet e koalicionit qeverisës për disa ligje të reja. Por lideri i opozitës Friedrich Merz (CDU) e refuzoi këtë ofertë dhe tha: së pari duhet mocioni i mosbesimit, pastaj bisedimet për ligjet.
Për të përgatitur zgjedhjet nevojiten 60 ditë
Në debatin politik për datën e zgjedhjeve janë përfshirë tani edhe reagimet e drejtueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Drejtuesja e kësaj zyre, Ruth Brand, i ka dërguar kancelarit Olaf Scholz një letër në të cilën i bën thirrje të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në letrën drejtuar Scholzit.1
Letra mban tiutllin: “Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, “në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve.”
Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. “Nëse datat dhe afatet do të bien gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën e ndryshimit të viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.
Ajo do të takohet me kolegët e saj të hënën (11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Rreziqe të paparashikueshme?
Sipas Brand, kjo mund të çojë në “rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.
Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. P.sh. partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.
Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve. /DW
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











