Bota
Gjermani: Kamioni përplaset me një grup motoçiklistësh – katër prej tyre humbin jetën
Ngasësit fatkëqinj të çfa po shkonin drejt Berlinit kur u ndalën nën një mbikalim për t`u strehuar nga shiu që papritmas kishte filluar të binte

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e së premtes në shtetin gjerman Thüringen në autostradën A9. „Bild Zeitung“ raportoi se përplasja ndodhi në mes të trafikut të rëndë afër Bad Lobenstein, ku humbën jetën katër motoçiklistë, tha policia, transmeton albinfo.ch.
Përveç të vdekurve, dy motoçiklistë të tjerë u plagosën rëndë kur një kamion Mercedes goditi grupin e motoristëve.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30. Ngasësit fatkëqinj të çfa po shkonin drejt Berlinit kur u ndalën nën një mbikalim për t`u strehuar nga shiu që papritmas kishte filluar të binte. Ata menduan se ishin të sigurt atje, por një kamion i panjohur goditi grupin e motoçiklistëve.
Policia e kishte mbyllur plotësisht atë pjesë të autostradës A9 për shkak të aksidentit të trafikut.
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor