Lajme
Gjermani: Dy vazja rreth 14 vjeçare dyshohen për vrasjen e 12 vjeçares
Dy fëmijë dyshohen për vrasjen e 12 vjeçares në Freudenberg. Viktima u gjet të dielën dhe u konfirmua se bëhej fjalë për vrasje. Të dyshuarat për vrasjen e 12 vjeçares janë dy vajza të moshës përafërsisht të njëjtë në Siegerland të rajonit të Freudenberg, kanë njoftuar autoritetet gjermane të marte, shkruan DW, përcjellë Albinfo.ch.
Viktima u zhduk të shtunën në mbrëmje derisa kthehej nga shtëpia e një shoqes. Trupi i pajetë i saj u gjet të nesërmen në afërsi të kufirit të Rhineland Palatinate dhe North Rhine-Westphalia.
Të martën, policia e Gjermanisë tha se të dyshuarat ishin të njohura të viktimës dhe kanë folur para autoriteteve për rastin. Autopsia e viktimës tregon se ajo kishte numër të madh të plagëve të shkaktuara me thikë, raporton DW, përcjellë Albinfo.ch.
Sipas ligjeve në Gjermani përgjegjësi penale mbajnë fëmijët e moshës 14 vjeçare dhe meqë dy vajzat janë nën këtë moshë nuk preken nga ligjet në fjalë. Të dyshuarat janë në duar të autoriteteve ka thënë prokurori Mario Mannweiler. Për shkak të moshës detaje të tjera për rastin nuk janë bërë të ditura dhe është njoftuar që ka kaluar në duart e autoriteteve për minoren, shkruan DW, përcjellë Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










