Lajme
Gjermani: Bie numri i lejeve të ndërtimit, rriten çmimet e qirave
Numri i lejeve të ndërtimit në Gjermani ka shënuar një rënie të dukshme, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të vendit (Destatis).
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 autoritetet gjermane të strehimit miratuan lejet për ndërtimin e 135,200 apartamenteve, që ishte 50,600 më pak leje ndërtimi të lëshuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022, shkruan DW.
Shifrat vetëm për muajin qershor treguan një rënie prej 28.5% me vetëm 21800 banesa të miratuara krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Rritja e kostove të ndërtimit dhe kushtet gjithnjë e më të këqija të financimit ka të ngjarë të kenë kontribuar në rënien e projekteve të ndërtimit”, tha agjencia në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Agjencia qeveritare theksoi se kjo ka të bëjë me lejet e ndërtimit për banesa në ndërtesa të reja dhe gjithashtu banesa të reja në ndërtesat ekzistuese.
Destatis vuri në dukje një rënie në lejet e ndërtimit për të gjitha llojet e ndërtesave.
Nga janari deri në qershor janë miratuar lejet e 111.500 banesave në ndërtesa të reja banimi, gati 31% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i lejeve të ndërtimit për shtëpitë njëfamiljare ra me 35,4%, ndërsa për banesat dyfamiljare, numri i banesave të miratuara kishte rënë me 53,4%, shkruan DW.
Rënia e numrave vjen mes thirrjeve nga firmat dhe disa politikanë që Berlini të ndërhyjë dhe të mbështesë industrinë përpara një takimi muajin e ardhshëm me kancelarin Olaf Scholz.
Ka pasur shenja paralajmëruese shqetësuese që vijnë nga sektori i pronave në Gjermani, me një numër të ndërtuesve të pronave që janë regjistruar për falimentim në javët e fundit.
“Bilanci për gjysmën e parë të 2023 tregon një pamje tepër të zymtë në ndërtimin e banesave”, tha Tim-Oliver Mueller, kreu i Federatës Gjermane të Industrisë së Ndërtimit, përcjell albinfo.ch.
Ministrja gjermane e Strehimit, Klara Geywitz, tha kohët e fundit se qeveria e koalicionit nuk do të arrijë objektivin e saj për të ndërtuar të paktën 400,000 apartamente të reja në vit.
Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe rritja e normave të interesit për kreditë e bëjnë blerjen e një shtëpie apo apartamenti të papërballueshme për shumë gjermanë.
Në shumë raste, opsionet e vetme të disponueshme janë shtëpitë e vjetra që kanë sisteme ngrohjeje të vjetëruara me lëndë djegëse fosile.
Cenueshmëria në sektorin e pasurive të paluajtshme është shfaqur edhe në SHBA dhe Kinë, shkruan DW.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris Festimet për Pavarësinë e Kosovës bashkojnë shqiptarët në kryeqytetin francez... -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











