Lajme
Gjermani: Bie dukshëm interesimi i konsumatorëve për të blerë
Konsumi ka rënë ndjeshëm edhe në tregtinë elektronike, e cila deri më tani ka përfituar nga pandemia COVID-19. Ekspertët thonë se pika më e ultë e konsumit ende nuk është arritur.
Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e pandemisë dhe lufta në Ukrainë.
Sipas Zyrës Federale e Statistikave, xhiroja e të ardhurave nga konsumi ka rënë në qershor në 8.8 për qind, krahasuar me një vit më parë.
“Kjo është rënia më e madhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar që nga viti 1994”, kumtoi Zyra.
Në terma nominalë – pra jo vetëm parë nga çmimet – shitjet ranë me vetëm 0.8 për qind.
“Diferenca mes rezultateve nominale dhe reale reflekton me rritje të larta të çmimeve në pakicë, të cilat po ndikojnë dukshëm në besimin e konsumatorit”, shpjeguan statisticienët.
Gjendja mund të përkeqësohet
Ekonomistët parashikojnë periudha të vështira për vazhdimin e shitjeve me pakicë.
“Ky nuk ishte lajmi i fundit i keq për konsumatorët. Për shkak të disponimit të ulët të konsumatorit, konsumi ka të ngjarë të vazhdojë të bjerë edhe në të ardhmen. Konsumatorët po luftojnë me humbje serioze të të ardhurave reale. Rritja e çmimeve të gazit do të pakësojë edhe më shumë dëshirën e konsumatorëve për të shpenzuar para këtë vit. Pika më e ulët e konsumit nuk ka ardhur ende”, tha kryeekonomisti në Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank AG, Alexander Krüger.
Edhe tregtia në internet në minus
Rënie ka pasur edhe në shitjet krahasuar me muajin e kaluar: Të ardhurat reale kanë rënë muajin e kaluar për shkak të inflacionit me 1.6 për qind. Kjo vjen si befasi: ekonomistët kishin pritur një rritje të lehtë prej 0.2 për qind në këtë sektor.
Konsumatorët kanë shpenzuar 1.6 për qind më pak për ushqime.
“Rënia është ndoshta kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve”, sipas statisticienëve.
Ato u rritën me gati 12 për qind krahasuar me qershorin 2021. Fakti që njerëzit shkonin më shpesh në restorante mund të ketë ndikuar negativisht edhe në shitjen me pakicë të ushqimeve – shitjet në tregtinë e cateringut u rritën me 8.6 për qind në maj krahasuar me muajin e kaluar.
Tregtia e tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve të lëkurës nuk mundi të vazhdojë tendencën pozitive të vitit dhe ishte 5.4 për qind më e ulët në qershor sesa një muaj më parë.
Tregtia në internet, e cila ka lulëzuar gjatë pandemisë, ka shënuar rënie të dukshme. Me një rënie prej 15,1 përqind krahasuar me qershorin 2021, u raportua rënia më e madhe brenda një viti që nga viti 1994. /Deutsche Welle
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









