Bota
Gjermani: Ata që refuzojnë punën, nuk do të marrin ndihmë sociale
Qeveria federale gjermane dëshiron ta miratojë këtë rregull të ri deri më 2 janar dhe më pas ai duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur

Gjermania do të aplikojë rregulla të reja për të gjithë ata që refuzojnë një punë. Hapi i parë është heqja e privilegjeve, përfshirë asistencën financiare. Por, nga ana tjetër, shteti do të vazhdojë të paguajë për banesat e tyre në mënyrë që të shmangë rritjen e numrit të të pastrehëve në vend.
Ata që refuzojnë një punë në Gjermani, nuk do të marrin më ndihmë në formën e kompensimit. Deklarata u bë nga ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil.
Sipas planit të tij, kujtdo që refuzon plotësisht të punojë, do t’i hiqen përfitimet deri në dy muaj. Megjithatë, shteti do të vazhdojë të paguajë për banesën e tyre për të parandaluar të pastrehët. Sipas tij, dekreti i planifikuar për refuzuesit total u drejtohet atyre që në mënyrë të paarsyeshme dhe arbitrare refuzojnë të pranojnë një punë të arsyeshme që u ofrohet. Dekreti do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale për sanksionet financiare të qytetarëve, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu hiqet edhe shtesa civile, por mbetet ideja themelore për përfshirje më të mirë të njerëzve në tregun e punës përmes trajnimeve. Pagesa e trajnimit dhe suplementi për trajnime shtesë do të vazhdojnë t’u paguhen pjesëmarrësve të kurseve të trajnimit profesional. Kushdo që ka filluar një masë të pranueshme, do të marrë bonusin derisa të largohet ose të përfundojë masën.
Qeveria federale gjermane dëshiron ta miratojë këtë rregull të ri deri më 2 janar dhe më pas ai duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Heil theksoi se kushdo që nuk është dakord do të duhet të përballet me pasoja më të rënda pasi Gjermania është një vend i punëtorëve të palodhur.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë