Lajme
Gjermani: Arrestohet grupi terrorist, planifikonin sulm edhe në Shqipëri
Gjersa e gjitha bota ka vëmendjen në luftimin e përhapjes së koronavirusit, grupet terroriste në Gjermani po zhvillonin plane për sulme ekstremiste, përfshirë edhe Shqipërinë.
Katër persona të dyshuar si pjesë e një celule kriminale janë vënë në pranga këtë të mërkurë në Gjermani.
Prokuroria e Përgjithme federale bëri të ditur se të dyshuarit ishin ekstremistë islamikë nga Taxhikistani dhe ata u arrestuan në landin e Vestfalisë. Së bashku me një person të pestë, i cili ndodhet në paraburgim, organizata kishte planifikuar sulme në Gjermani në emër të ISIS-it.
Shënjestra e këtij grupi terrorist ishin objektet e bazave të forcave ajrore ushtarake amerikane në Gjermani, por edhe individë të caktuar.
Të gjithë anëtarët e bandes kriminale i janë bashkuar ISIS-it në janar 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime.
Njeri prej tyre, i identifikuar si Ravsan B, kishte marrë një urdhër për të bërë një vrasje në Shqipëri, por ekzekutimi sipas autoriteteve, dështoi. Për këtë sulm, terroristi nga Taxhikistani do të paguhej 40 mijë euro.
Mediat gjermane madje sqarojnë se Ravsan B ka qenë në Shqipëri bashkë me një person tjetër për të kryer sulmin, por nuk e realizoi dot.
Ndërkohë, personi i pestë, i cili ndodhet në paraburgim që nga marsi 2019 ka luajtur një rol kyc në këtë organizatë kriminale pasi planet për sulmet e planifikuara kishin stopuar pas arrestimit të tij një vit më parë.
Pesë të dyshuarit nga Taxhikistani i përkasin moshave nga 24 deri 32 vjec. Për të financuar planet e tyre, të akuzuarit mblidhnin para në Gjermani dhe i transferonin për llogari të ISIS përmes agjentëve financiarë të vendosur në Turqi.
Ministri i Brendshëm i Vestfalise, Herbert Reul, deklaroi se “tre prej tyre u klasifikuan si të rrezikshëm, dhe planet e tyre ishin tejet serioze”.
Nuk dihet nëse autoritetet shqiptare kanë dijeni mbi këtë grup terrorist dhe lidhjet me Shqipërinë, por ky nuk është rasti i parë qe vendi ynë përfshihet në plane të kësaj natyre.
Pak vite më parë shërbimet sekrete arrestuan në Shkodër dhe Tiranë një grup personash, të cilët u akuzuan për hartimin e bnjë sulmi terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael, shkruan Vizionplus, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









